leoni

Shkurte Fejza emocionon Tiranën: “Një popull që nderon heronjtë është i pavdekshëm”

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës patriotike, Shkurte Fejza, ishte një nga figurat më të spikatura në protestën madhështore që u mbajt sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. E veshur me simbolet kombëtare dhe të UÇK-së, artistja interpretoi me shumë emocion këngën e saj ikonike “Mora fjalë”, përballë mijëra pjesëmarrësve të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Në një prononcim për mediat, Fejza u shpreh se ndjehet thellësisht e prekur që është pjesë e këtij momenti historik: “Është emocion i veçantë të shoh gjithë këtë bashkim shqiptarësh për të mbështetur luftëtarët e UÇK-së, heronjtë tanë që po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Me këngën time dua t’i mbroj ata, ashtu siç ata na mbrojtën neve.” Artistja shprehu falënderime të veçanta për Shqipërinë dhe organizatorët e protestës, duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar: “Shqiptarët duhet të jenë bashkë, jo vetëm sot, por çdo ditë. Na mungon kjo bashkim, dhe sot Tirana na e dha këtë ndjenjë.” Në fund të performancës, Fejza ftoi turmën të këndojë bashkë këngën “Mora fjalë”, duke e mbyllur me mesazhin e saj që preku zemrat e të gjithëve: “Një popull që nderon heronjtë, është i pavdekshëm.”

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …