leoni

Dr. Skёnder Demaliaj: ALI MULAJ – INSTRUMENTIST DHE KOMPOZITOR VIRTUOZ, HUMORIST, SPORTIST, I DASHUR DHE MIQЁSOR PЁR TЁ GJITHЁ

Dr. Skёnder Demaliaj: ALI MULAJ – INSTRUMENTIST DHE KOMPOZITOR VIRTUOZ, HUMORIST, SPORTIST, I DASHUR DHE MIQЁSOR PЁR TЁ GJITHЁ

Ali Mulaj lindi mё 24 shkurt 1929, nё fshatin Kepenek, Krahina e Bytyçit. U nda nga jeta nё Tiranё, mё 21 nёntor 2021. Ёshtё Mjeshtёr i Madh i Punёs dhe Qytetar Nderi i Tropojёs.

Disa nga kryeveprat e kulturёs sonё kombёtare si: “Vallja e Valbonёs”, “Festё tё madhe ka sot Shqipёria”, “Vallja kosovare”, “Vallja e Bytyçit”, “Melodia e kumonёve” janё idetё e tij. Ёshtё ndёr themeluesit e Ansamblit “Dardania”, pjesёmarrёs nё tё gjitha festivalet kombёtare dhe nё disa veprimtari ndёrkombёtare. Ishte mik i Tish Daijёs, Besim Zekthit, Ramazan Bogdanit, Nexhmije Pagarushёs, Laver Bariut, Dervish Shaqes, Skёnder Buçpapёs, Hamit Alisё, Anton Paplekёs, Ali Podrimes, Demir Zykos e shumё artistёve tё tjerё mё me zё. Tё gjithё e donin, e respektonin Ali Mulajn, se ishte talent, njё burrё energjik, hokatar, komunikues me tё gjithё, i dashur dhe miqёsor.

Kepeneku, njё fshat i vogёl nё Krahinёn e Bytyçit, ku lindi e u rrit Ali Mulaj ёshtё i njohur pёr fisnikёri, bujari, sojni, atdhetarizёm, por edhe pёr personalitete tё njohura tё kulturёs shqiptare, siç ёshtё vetё Aliu, por edhe Hazir Rrustemi, Mbreti i kcimit tё burrave, valltari fluturues. Ishin moshatarё. E ruajtёn miqёsinё, dashurinё e respektin pёr njёri-tjetrin gjatё gjithё jetёs. Nuk kishte si tё ndodhte ndryshe… Burrat e mёdhenj i vlerёsojnё burrat e mёdhenj. Tё dy ishin Artistё tё Mёdhenj me kontribute e vlera origjinale nё artin e kulturёn, jo vetёm tё Malёsisё sё Gjakovёs, por edhe nё shkallё kombёtare.

  1. Ali Mulaj – instrumentist dhe kompozitor virtuoz

Ali Mulaj ishte njё talent i lindur. Krijues ёshtё njeriu nё kohёn e vet. Nё shpirtin e tij ёshtё njё botё e tёrё, nё tё cilёn jeton. Me kёtё lidhen edhe komponentёt psikologjikё qё e pёrbёjnё talentin e tij:

  • Aftёsia shumё e mprehtё dhe e madhe e tё vёrejturit. Vrojtimi ёshtё komponent thelbёsor psikologjik. Ështё njё vrojtim specifik, njё vrojtim permanent, qё i sheh tё gjitha bukuritё e botёs me pёrshkrimin artistik, tё harmonizuar gjithnjё me imagjinatёn. Syri sheh dhe aty pёr aty imagjinata krijon produktin origjinal artistik, qё nuk e ka krijuar njeri mё parё. Baza e pёrfytyrimeve, e kujtesёs, e tё menduarit dhe e imagjinatёs janё vrojtimet e drejtpёrdrejta tё realitetit objektiv. Aliu ndiqte kёngёt, vallet, instrumentistёt e veçantё tё grupeve artistike tё Tropojёs nё konkurimet e pёrvitshme dhe me imagjinatёn e tij krijonte produktin origjinal artistik. Mund tё pёrmendim “Vallen e Valbonёs”, “Vallen kosovare”, “Vallen e Bytyçit”, “Melodinё e kumonёve”.
  • Interesat e gjera dhe tё shumta. Ali Mulaj ishte: kompozitor, instrumentist, humorist, etnograf, sportist.
  • Pasioni i zjarrtё pёr tё shkruar, kompozuar dhe aktruar. Pasionet janё armiqtё e qetёsisё. Pa to, nё botё nuk ka industri, as arte, as shkencё. Fantazia, ndёrtimi i veçantё mendor, qё vjen natyrshёm prej botёs sё pavetёdijes dhe vetёdijes individuale janё veçori tё Ali Mulajt. Me fantazinё lidhet imagjinata dhe ёndёrrimet. Ali Mulaj pёrmendet edhe sot pёr krijimtarinё e tij tё orientuar nga e ardhmja. Mesazhet e tij janё aktuale edhe nё ditёt e sotme. Me anё tё imagjinatёs, ai komunikonte me gjithçka e me gjithkёnd. Nё çdo festival ai shkonte me diçka tё re. Nuk pushonte sё punuari. Puna dhe vetёm puna ёshtё çelёsi i suksesit tё tij. Kishte dёshirё dhe vullnet pёr t’u afirmuar me çdo kusht. Sipas psikologёve njerёzit me vullnet tё fortё e kalojnё me sukses detin e jetёs, kurse ata me vullnet tё dobёt vetёm lahen nё tё. Talenti zhvillohet nga ndjenja e dashurisё pёr punёn, bile nё thelb ёshtё vetёm dashuria pёr punёn.
  • Frymёzimi i krijoi mundёsinё tё ishte i karikuar deri nё fund, nё çdo çast, rezultat i grumbullimit dhe i pёrpunimit tё pёrvojёs sё tij vetjake. Çajkovski thoshte se frymёzimi ёshtё i tillё, i cili nuk dёshiron tё vizitojё dembelёt. Pra, Ali Mulaj i urrente dembelёt dhe i donte fort njerёzit e punёs.
  • Nёn ndikimin e tyre tё fuqishёm dhe tё ideve krijojnё premisa tё shpёrthejё hovi krijues i njeriut. Ali Mulaj karakterizohet nga ndjenja e ide tё mёdha. Meloditё e tij, vallet e kёngёt shpalosen fuqishёm nё skenёn shqiptare.
  • Tё menduarit artistik. Ali Mulaj udhёhiqej nё krijimet e tij nga njё pёrmbajtje e caktuar intuitive. Nё vetёdijen e tij bёhej pasqyrimi i realitetit, pastaj transformimi nё njё krijim artistik. Nё veprimtarinё e tij krijuese kemi krahasimin, arsyetimin dhe ballafaqimin me realitetin.
  • Sё fundi, meditimi ёshtё veçori dalluese e krijimeve tё tij, i cili kalon pёrmes katёr stadeve tё meditimit:
  • stadi i vёshtirёsisё, kur duhet ushtruar shumё pёrpjekje pёr tё qetёsuar dhe kontrolluar valёt e trazuara dhe tё pёrhapura tё mendjes,
  • stadi i arritjes, kur mendja arrin pёrqendrimin e plotё dhe pёrjeton njё gjendje mё tё lartё tё ndёrgjegjes,
  • stadi, ku nёpёrmjet pёrqendrimit tё rregullt dhe intensiv, mendja bёhet koherente dhe zhvillon fuqitё psikike,
  • stadi, ku njё lumturi e papёrshkrueshme lind nga çdo fibёr e qenies. Ali Mulaj ishte i lumtur, shumё i lumtur pas çdo koncerti e shfaqjeje qё jepte dhe kёtё e pёrcillte edhe te publiku.
  1. Ali Mulaj – humorist, sportist, i dashur dhe miqёsor pёr tё gjithё

Nё vitet `70 bashkё me tropojanё tё tjerё, ku u dalluan edhe Azem Baliaj, Gjelosh Marku, Hysni Shabani, Afёrdita Kolmakaj themeluan Estradёn e parё tё rrethit. Mori pjesё nё premierat: “Lahuta e Malcisё”, “Vllazni e interes”, “Dritё nё Malёsi”. U bё i njohur dhe shumё popullor me shfaqjet: “Kёshtu po”, “Kёshilli i Ndrikullave”. Luajti me profesionalizёm nё dramat: “Qielli i kuq”, “Cuca e maleve”, “Sinjalet e natёs”, “Familja e peshkatarit”. Ishte pjesё e filmave shqiptarё: “Udhёtim nё pranverё”, “Nusja”. Na dhuroi tё qeshura me humorin e tij tё mprehtё. Bashkёpunoi me sukses me regjizorin Sali Prengjoni, i pari tropojan i arsimuar nё Arte skenike. Edhe ky ishte bytyças. Tё dy i donin shumё bytyçasit. Kur jepnin shfaqe, ata ishin pranё tyre, i kёshillonin e i ndihmonin qё tё paraqiteshin sa mё mirё. Gёzoheshin kur ata vlerёsoheshin  me çmime. Komiteti i Partisё sё rrethit u pёrpoq ta pengonte Sali Prengjonin tё shkonte pёr studime nё Institutin e Arteve edhe pse kishte talent dhe ishte pёlqyer nga Komisioni pranues. Arsyeja, se kishte probleme biografike familja e tij. Falё mikut tё tij, Binak Haxhisё funksionar i lartё nё Ministrinё e Punёve tё Brendshme, ai e realizoi ёndrrёn e tij. E pёrfundoi me sukses Institutin e Arteve. Edhe Ali Mulajn, e ndihmoi Binak Haxhia sa herё pati nevojё. Aliu kishte dy anёt e medaljes: ishte djalё dёshmori dhe vёllai i tё arratisurit politik nё Jugosllavi. Nuk janё tё pakta rastet, kur ai ёshtё sulmuar pёr kёtё. Por, jo vetёm pёr biografinё e tij, por edhe nga xhelozia, se ishte i talentuar, i pavarur dhe krenar. Aliu e dinte dhe e kuptonte pozicionin e  tij dhe ishte tepёr i vёmendshёm dhe vigjilent ndaj provokatorёve. Mehmet Rama, kryetar i Komitetit Ekzekutiv nё vitet 1958-1970 dhe Hysen Papa, Sekretar i Parё i Komitetit tё Partisё sё rrethit nё vitet 1971-1978 kanё qenё mbёshtetja kryesore e tij. Pёr tё dy ishte shumё mirёnjohёs.

Ali Mulaj, me anё tё humorit tё tij zbaviste njerёzit, u shkaktonte tё qeshura, por edhe komunikonte me ta dhe pёrcillte mesazhe tё rёndёsishme. Ai shkruante skeçe, ishte asistent regjizor, por edhe luante vetё nё skenё. Gjithnjё ishte i qeshur e tё bёnte pёr tё qeshur edhe jashtё skenёs. Ishte i lindur pёr kёtё punё. Fliste ngadalё, i mendonte mirё fjalёt, i shoqёronte me lёvizjen e duarve dhe me mimikёn e fytyrёs. Njerёzit kishin nevojё pёr humor. Pёr shumё arsye nё vitet `80 ishin tё stresuar. Humori ul nivelin e stresit, pёrmirёson shpejt gjendjen emocionale, rrit lidhjen sociale, lehtёson, pёrmirёson komunikimin, zvogёlon ndjenjёn e vetmisё, nxit ndjeshmёrinё, rrit fuqinё e pёrballimit ndaj shqetёsimeve psikologjike, pёrmirёson funksionimin mendor. Ёshtё kjo arsyeja, qё kur Ali Mulaj me aktorё tё tjerё dilte nё skenё, salla mbushej plot e pёrplot dhe njerёzit mezi prisnin tё fillonte shfaqja. Humori i Ali Mulajt pёrballё vёshtirёsive tё kohёs krijoi njё ndjenjё fuqie, duke iu mundёsuar njerёzve tё kalojnё sfidat me njё mentalitet pozitiv.

Ali Mulaj ishte edhe atlet. Konkuroi nё shkallё rrethi e nё shkallё kombёtare dhe u vlerёsua  edhe  me çmime. Kjo e bёn atё njё personalitet shumёdimensional.

Epilogu

Ali Mulaj ishte artist i vёrtetё, edhe pse nuk kishte mbaruar shkollё tё mirёfilltё artistike. Ai punoi si dentist dhe nё kohёn e lirё u mor me art. Veprimtaria krijuese artistike e kalon njё gjysmё shekulli. U ngjit nё skenё qё nё vitin 1950. Ёshtё njё personalitet i shquar i humorit, i folklorit, i kulturёs, i mirёsisё dhe i traditёs mё tё mirё tё Bytyçit e tё Malёsisё sё Gjakovёs. Ishte i qetё, i kёndshёm, i afёrt me secilin, me kujtesё fenomenale, njё njeri me kulturё tё lartё. Botoi librin “Paçi faqen e bardhё!” me humor e satirё. Ёshtё botuar edhe libri “Ali Mula nё pendёn e humoristёve Hasan Buçpapa, Isa Breçani dhe Ali Syla”.

Njeri energjik dhe me vullnet tё paparё vazhdoi veprimtarinё artistike deri nё fund tё jetёs, nuk e njohu pleqёrinё. Talentin e tij e ka trashёguar vajza, Shpresa, njё valltare e talentuar, por mё shumё nga tё gjithё, nipi i tij, reperi i njohur, Arkimed Lushaj ose siç e thёrrasin Stresi.

Pengu im:Para se tё ndёrronte jetё, unё e takova te Hotel “Tirana International” dhe piva njё kafe me tё. Biseduam gjerё e gjatё pёr Bytyçin, pёr njerёz tё ndryshёm. E lamё tё takoheshim njё herё tjetёr pёr tё marrё prej tij mbresa, pёrshtypje dhe ngjarje pёr xhaxhain tim Binak Haxhinё, me tё cilin kishte punuar nё Komitetin e Rinisё sё rrethit Tropojё, kishin qenё sё bashku nё aksione kombёtare dhe e kishin ruajtur miqёsinё gjithmonё. Nuk arrita ta bёja kёtё bisedё. Mora vesh se u nda nga jeta… Ky ёshtё dhe pengu im.

Lajtmotivi i punёs  dhe i sjelljes sё tij me njerёzit ishte: “Jep besim, inspiro guxim, pёrkushtim, kupto atё qё tjetri dёshiron vёrtet!”

Tё gjithё e thёrrisnin “Baca Ali”. Titull nderimi, respekti dhe  adhurimi.

Kontrolloni gjithashtu

Migjeni

Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni (1911 – 1938)

Një jetë e shkurtër e një poeti e prozatori që la një emër të madh …