Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Albin Kurtin Shtetin po e trajton si pronë partiake

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili nga Londra ka folur për “atmosferën e tensionuar e të mbushur me ndjenja negative”, që sipas tij po e vështirësojnë ndërtimin e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë së re. Sipas Çitakut, Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij “e kanë shndërruar në normë keqpërdorimin e misioneve diplomatike të Kosovës për nevoja partiake të Lëvizjes Vetëvendosje”. “Në kulmin e fushatës zgjedhore, në një kohë kur vendi nuk ka qeveri legjitime, ky është abuzim i skajshëm me institucionet e shtetit. Rasti i fundit në Londër e shfaq më qartë se kurrë mendësinë e një partie që e sheh shtetin si pronë të vetën. E për më tepër, njeriu që nuk la askënd pa fyer e përbuzur, sot paska dalë të thotë se na qenka helmuar atmosfera”, ka shkruar Çitaku. Ajo ka shtuar se Kurti “nuk kërkon marrëveshje e as kompromis, por nënshtrim”, duke theksuar se “populli i Kosovës nuk është e as nuk do të jetë kurrë popull që nënshtrohet”. Ndërkohë, nga Londra, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re janë intensifikuar, ndërsa afati i fundit për një zgjidhje mbetet kjo fundjavë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …