Edita Tahiri

Edita Tahiri: Falë punës sonë, Kosova sot qëndron si shtet i barabartë në Samitin e Berlinit

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me Samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Londër, duke e cilësuar si një sukses historik të qeverisë së Kosovës në kohën kur ajo ishte pjesë e saj. Tahiri ka theksuar se Kosova sot merr pjesë si shtet i barabartë me gjashtë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, gjë që sipas saj përbën një arritje të rëndësishme diplomatike. Ajo kujtoi se përfshirja e Kosovës në këtë proces ndërkombëtar është rezultat i punës dhe angazhimit të institucioneve të atëhershme, që kanë garantuar barazinë shtetërore dhe sovranitetin e vendit në rajon. Në reagimin e saj, Tahiri u ndal edhe te iniciativa “Ballkani i Hapur”, të cilën e quajti projekt hegjemonist të Serbisë, duke theksuar se ajo tashmë ka dështuar dhe është harruar, njësoj si përpjekjet e tjera të Beogradit për dominim rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …