Masakrat, vrasjet e dhunimet – dëshmi e krimeve serbe në Kosovë

Mbi 13 mijë civilë të pafajshëm të vrarë, qindra masakra, mijëra gra të dhunuara dhe shtëpi të tëra të djegura mbeten dëshmi të pamohueshme të krimeve të kryera nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Megjithatë, asnjë prej këtyre fakteve duket se nuk ka ndikuar deri më tani në veprimet e gjykates speciale në Hagë. Së fundmi, mbrojtja e Jakup Krasniqit kishte kërkuar që disa materiale të pranoheshin si prova të krimeve të kryera nga forcat serbe, por kërkesa është refuzuar nga Gjykata Speciale. Në çdo cep të Kosovës gjenden gjurmë të krimeve serbe – varreza masive, shtëpi të shkatërruara, e familje të tëra që ende bartin plagët e luftës. Çdo komunë mban kujtimet e dhimbshme të gjenocidit të ushtruar mbi popullatën civile shqiptare. Në kërkesën e saj, mbrojtja e Krasniqit kishte përfshirë materiale që, sipas saj, kanë vlerë provuese në drejtim të kontekstit të luftës dhe krimeve serbe. Megjithatë, Gjykata i ka konsideruar ato të parëndësishme për akuzat ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Nga Fondi për të Drejtën Humanitare, theksohet nevoja urgjente për ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Edhe pse janë dokumentuar mijëra raste të krimeve serbe, numri i personave të dënuar mbetet shumë i ulët. Në mbi dy dekada pas luftës, vetëm 74 persona janë dënuar për këto krime.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …