Reuters: Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Albin Kurtin si kryeministër të dielën

Dështimi i të mandatuarit për krijimin e qeverisë së re, Albin Kurti, është pasqyryar edhe nga mediet ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve Rojters njofton se Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot ta zgjedhë Albin Kurtin kryeministër të vendit. “Kurti, udhëheqësi i partisë Vetëvendosje, i cili aktualisht po shërben si kryeministër në detyrë, mori vetëm 56 vota në parlamentin me 120 ulëse – pesë më pak se shumica e nevojshme për të formuar qeverinë. Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), votuan kundër kandidaturës së Kurtit: njofton mes tjerash, Rojters.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …