Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër, me fillim nga ora 12:00, në takim krerët e partive politike parlamentare. Lajmin e ka konfirmuar, këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. Takimi mbahet pas dështimit të formimit të Qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe pritet të fokusohet në hapat e ardhshëm institucionalë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
