leoni

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Çka nëse opozita dëshmon se ka 61 vota?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Vendimi i saj është arsyetuar me “bindjen” se kjo parti mund të sigurojë shumicën në Kuvend. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë dëshmi publike se Vetëvendosja ka mbledhur 61 vota, shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Në këtë kontekst, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka ngritur një dilemë të rëndësishme kushtetuese dhe politike. Ai shtroi pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse partitë opozitare do të dorëzonin apo publikonin dëshmi që ato, dhe jo LVV-ja, kanë një shumicë parlamentare. “Kur jemi tek ‘bindja’ dhe ‘gjasat’… Çka nëse partitë ish-opozitare dorëzojnë ose publikojnë dëshmi — listë nënshkrimesh, për shembull — se kanë një shumicë prej të paktën 61 deputetësh, të cilët riafirmojnë se nuk mbështesin asnjë kandidat tjetër për kryeministër dhe se zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje?”, ka shkruar Cakolli. Ky skenar, sipas analistëve, do të nxiste një krizë të re legjitimiteti, pasi do të vinte në pikëpyetje bazën e vendimit të presidentes Osmani për të mandatuar Konjufcën. Nëse opozita vërtet arrin të provojë se zotëron 61 nënshkrime, atëherë “bindja” e presidentes do të humbte bazën e saj faktike, duke hapur një precedent të ri për ndërhyrje politike në proceset kushtetuese.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Emërimi i Konjufcës nga Kurti shihet si taktikë elektorale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 60-të të Këshillit të Përgjithshëm të …