Pensionohet doktoresha Hamdije Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ishte prezent sot me rastin e pensionimit të dr.Hamdije Zuka, e cila ka kontribuar kohë të gjatë në shëndetësi.

Me këtë rast kryetari Haliti e ka falënderuar për kontributin e saj të madh të dhënë në interes të qytetarëve vitias, duke e çmuar lartë angazhimin e saj shumëvjeçar në shëndetësi, si doktoreshë, pastaj drejtoreshë në QKMF -Viti dhe kontributin e saj në sektorin publik dhe privat si fiziatre në regjion.

Ai pos fjalëve miradije për punën e saj, i uroj pensionim të rehatshëm si dhe ia ndau një mirënjohje në shenjë falënderimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …