Enver Hajdari: Ndahet nga jeta luftëtari i UÇK-së, Rexhep Isuf Ibriqi

Organizatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Drenas, me pikëllim të thellë, njoftojnë opinionin publik, për ndarjen nga jeta të luftëtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhep Isuf Ibriqi.
Rexhepi ishte ndër ata që kapi pushkën në ditët më të vështira të atdheut, duke dhënë gjithçka për liri, nder dhe për Kosovën.
Ai mbeti deri në fund besnik i idealit të UÇK-së dhe i vlerave për të cilat luftuan shokët e tij.
Lavdi jetës, veprës dhe pushkës së tij!
Do të mbetesh përherë në zemrat tona, Rexhep!
Organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Drenas

Kontrolloni gjithashtu

Nis peticioni për heqjen e emrit “Uroshevac” nga përdorimi zyrtar, mbështetet nga Komuna dhe partitë politike

Në Ferizaj ka nisur nënshkrimi i peticionit “Për një Ferizaj pa Uroshevac”, një nismë qytetare …