U nda nga jeta Veterani i UÇK-së, Daut B. Kryeziu

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët se ka ndërruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut B. Kryeziu, nga fshati Bubavec, Komuna e Malishevës. I ndjeri Daut Kryeziu shërbeu me nder, përkushtim dhe besnikëri në radhët e Brigadës 122 “Imer Krasniqi”, duke dhënë kontribut të çmuar për lirinë e vendit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më datë 13 nëntor 2025, në orën 16:00, në vendlindjen e tij, Bubavec. Në këto çaste të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Daut Kryeziut!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK organizon manifestimin tradicional “Esad Mekuli” më 17 dhjetor në Prishtinë

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës (LSHK) do të mbajë më 17 dhjetor 2025, të mërkurën, …