leoni

Përparim Rama: Hekuran Murati, boll me lojëra politike, zhblloko buxhetin e kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar publikisht nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit, duke e akuzuar atë për vendime politike që kanë ndalur ekzekutimin e mjeteve komunale. Rama ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës i ka dërguar sot Ministrisë së Financave një tjetër shkresë zyrtare, teksa thekson se buxheti i kryeqytetit – i cili është i përfshirë qartë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025 – vazhdon të mos ekzekutohet për shkak të vendimeve të ministrit Murati. Në reagimin e tij të publikuar në Facebook, Rama i është drejtuar drejtpërdrejt Muratit me tone të ashpra: “Hekuran Murati, boll me lojëra politike. Zhblloko buxhetin e kryeqytetit. Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër.” Ai e akuzoi ministrin se po tenton të manipulojë narrativën publike dhe të shmangë përgjegjësinë. Sipas Ramës, rreth 33 milionë euro të buxhetit të Prishtinës janë aktualisht të bllokuara, 23 milionë euro të hyra vetanake dhe 10 milionë euro grant qeveritar, mjete që, sipas tij, janë pezulluar për shkak të vendimmarrjes së Ministrisë së Financave.  Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë. Rama kërkoi që procesi i ekzekutimit të buxhetit të rifillojë menjëherë, duke theksuar se interesat e qytetarëve të Prishtinës nuk guxojnë të dëmtohen nga përplasjet politike.

Kontrolloni gjithashtu

LDK refuzon çdo bashkëqeverisje: “S’ka votë për asnjë qeveri, të shkohet në zgjedhje sa më shpejt”

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të qartë se nuk do të votojë asnjë variant …