Johann Wadephul: Shqipëria ka mbështetjen më të madhe pro-BE në rajon, Berlini qëndron fuqishëm përkrah saj

Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, ka vlerësuar se Shqipëria mbetet vendi me mbështetjen më të fuqishme qytetare dhe institucionale për integrimin evropian në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë të bërë gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Wadephul theksoi se orientimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është i qartë dhe i palëkundur, pavarësisht sfidave që shoqërojnë procesin. Ai shtoi se Gjermania mbetet një mbështetëse kyçe e Tiranës në rrugën drejt anëtarësimit. “Shqipëria është e vendosur fort ta ndjekë rrugën, jo gjithmonë të lehtë, drejt Bashkimit Evropian. Në asnjë vend tjetër të rajonit mbështetja për BE-në dhe orientimi evropian nuk është aq i fuqishëm sa këtu. Ne qëndrojmë fort në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesim në këtë rrugë”, u shpreh Wadephul. Vizita e tij në Shqipëri është pjesë e turit diplomatik në Ballkanin Perëndimor, i cili do të vazhdojë të martën në Kosovë, ku priten takime të nivelit të lartë me udhëheqës shtetërorë.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: SHKRIM JUBILAR – 27 VJET RADIO “KOSOVA E LIRË” (94.2 FM)

Më 4 janar 1999, në ditë të errëta për Kosovën, u ndez një zë që …