Nënshkruhet marrëveshja për “Zonën Agro-Industriale” në Samadraxhë

Është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancimin e projektit të “Zonës Agro-Industriale, në fshatin Samadraxhës, mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunës së Suharekës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha se qëllimi dhe interesi i Ministrisë që ajo drejton është që t’iu dalin në ndihmë bizneseve.

Ajo ka bërë të ditur se për këtë marrëveshje, Ministria ka ndarë një shumë prej 200 mijë euro, ndërsa komuna ka ofruar 43 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj tha se komunat e sidomos bizneset kanë nevojë për ndihmën e Ministrisë.

“Jam i lumtur që kjo Ministri po arrin të ndihmojë bizneset e komunës së Suharekës”, tha Asllanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë rregullon edhe një fushë sportive me shtresë gome

Komuna e Vitisë, po vazhdon punën në rregullimin e hapësirave sportive për të rinjtë vitias. …