OVL e UÇK-së, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ud. së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

OVL e UÇK-së, ka vlerësuar se pas ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshminë e Kelmendit, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka prova të mjaftueshme për shkarkimin e Kelmendit nga pozita e Kryeprokurorit të Shtetit. “OVL e UÇK-së, vlerëson se organet përgjegjëse duhet ta shkarkojnë menjëherë nga detyra dhe ta përjashtojnë nga sistemi i drejtësisë, sidomos pas kësaj ftese të Prokurorisë Speciale. Pavarësisht se z. Kelmendi është ftuar si dëshmitar, perspektiva e tij dëshmuese buron nga ana e regjimit të Millosheviqit, dhe çfarëdo që të deklarojë sot, Kosova nuk mund të ketë Kryeprokuror që ka punuar për Danica Marinkoviqin në kohën kur ajo përpiqej të shkatërronte të vërtetën e Reçakut, edhe pas jehonës që i dha Ambasadori Walker” “Kjo ftesë e Prokurorisë Speciale është dëshmia kryesore mbi të cilën Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet ta përjashtojë menjëherë nga sistemi bashkëpunëtorin e Danicës.
Si qytetar i thjeshtë, e jo si Kryeprokuror, z. Kelmendi e ka shansin që para gjykatës të dëshmojë drejt për këtë masakër dhe sadopak të lehtësojë turpin që e mbulon si shërbyes i një regjimi që masakroi popullin e Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së. Paparaci raportoi sot ekskluzivisht se Besim Kelmendi është ftuar nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Reçakut. Asokohe, Kelmendi punonte në cilësinë e bashkëpunëtorit profesional në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Paparaci ka raportuar para disa vitesh për lidhjen e Kelmendit me Danica Marinkoviqin, gjyqtaren famëkeqe serbe të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë gjatë viteve ‘90.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …