OVL e UÇK-së, dhe Ali Ahmeti dakordojnë mbajtjen e protestës në Shkup për krerët e UÇK-së

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, takuan të mërkurën kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, njëkohësisht themelues dhe lider të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi situatën e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe ranë dakord për organizimin e protestës së radhës në përkrahje të tyre. Protesta do të mbahet në Shkup, duke synuar të shprehë mbështetjen ndaj liderëve të UÇK-së dhe kundërshtimin ndaj asaj që OVLUÇK-ja e quan padrejtësi në procesin gjyqësor ndërkombëtar. Në një komunikatë për media, OVLUÇK-ja njoftoi:
“Sot pritëm z. Ali Ahmeti, njërin nga themeluesit e UÇK-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Bashkë diskutuam dhe u dakorduam që protesta e radhës kundër padrejtësisë të mbahet në Shkup.” Ky zhvillim vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të komunitetit të veteranëve dhe liderëve shqiptarë për të mbrojtur figurat historike të UÇK-së dhe për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …