Policia shton praninë e saj në Prishtinë duke sjellë pjesëtar të saj nga rajone tjera

Policia shton praninë e saj në Prishtinë duke sjellë pjesëtar të saj nga rajone tjera

Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në Prishtinë duke sjellë pjesëtar të saj nga rajone tjera. Burime nga terreni kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit, nga qyteti i Vushtrrisë është nisur një kolonë me vetura dhe autobus të mbushur me pjesëtar të Policisë së Kosovës. Ata kanë arritur në Prishtinë ku do të mbahet një protestë gjithë popullore për ta kundërshtuar dhe pamundësuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, marrëveshje për të cilën ekspertët kanë paralajmëruar se është e dëmshme për Kosovën sepse vendi humb rreth 8 mijë hektar tokë me një rëndësi të veçantë në aspekte të shumta.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”: Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e luftës së Kosovës

Sot, më 7 maj 2025, në Gjakovë përkujtohet 26-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, një nga …