Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Bedri Hamza, figurë e pa korruptueshme

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka vlerësuar lart kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, duke e cilësuar si një personalitet me integritet të lartë profesional dhe politik. Behrami tha se Hamza ka lënë gjurmë të rëndësishme në transformimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe arsimit në vend, duke shtuar se ai përfaqëson modelin e lidershipit që i duhet Kosovës në këtë periudhë. “Bedri Hamza po sjell në PDK një frymë të re, të ndërtuar mbi trashëgiminë e tij politike si personalitet i pa korruptueshëm, me bagazh profesional dhe vizion të qartë. Ai është ilaçi i vetëm kundër popullizmit, sepse kundër popullizmit ilaçi i vetëm është kompetenca – dhe Hamza e ka këtë”, u shpreh Behrami. Sipas tij, Hamza zotëron planin, programin dhe vizionin për të transformuar shoqërinë kosovare, duke e konsideruar atë si figurën që mund t’i japë drejtim të qëndrueshëm vendit në një skenë politike të ndikuar nga tensionet dhe retorika populiste.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …