Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Osmani po pozicionohet politikisht për mandatin e dytë, përkrahja ndaj VV-së e qëllimshme

Analisti politik Milazim Krasniqi ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se ajo po shfaqet gjithnjë e më hapur në anën e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë periudhës së tensionuar politike në vend. Sipas Krasniqit, qëndrimet dhe mesazhet e presidentes nuk janë të rastësishme, por pjesë e një strategjie për të siguruar mandatin e dytë presidencial. Ai thotë se Osmani është e vetëdijshme se vetëm përmes mbështetjes së VV-së mund të rikthehet në postin e presidentes. “Veprimet e Vjosa Osmanit gjatë ditëve të fundit janë të drejtuara drejt një qëllimi politik – sigurimit të mandatit të dytë. Përkrahja e saj ndaj Vetëvendosjes është e hapur dhe e kalkuluar. Ajo e di se kjo parti është e vetmja që mund t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.  Ai paralajmëroi se nëse Vetëvendosja del fuqishëm nga zgjedhjet e ardhshme, Vjosa Osmani mund të konsolidojë rolin e saj brenda këtij kampi politik, madje duke u shfaqur si figura më e fuqishme e bllokut në mungesë të Albin Kurtit në postin e kryeministrit. “Pas zgjedhjeve, Osmani mund të dalë figura kryesore brenda bllokut të VV-së, duke marrë mbi vete një rol të ri politik”, ka shkruar ai. Krasniqi përfundon se vota për Vetëvendosjen në këtë kontekst nënkupton edhe votë për vazhdimësinë e mandatit të presidentes.

Kontrolloni gjithashtu

Jonathan Hargreaves: Kosova nuk ka kohë për humbje, partitë të gjejnë unitet pas zgjedhjeve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ku ka shprehur …