Ramush Haradinaj: Në zgjedhje hyjmë pa koalicione

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se AAK-ja nuk do të hyjë në koalicione parazgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke përjashtuar vetëm mundësinë e një liste të përbashkët të gjithë opozitës. Haradinaj tha se ishte përkrahës i idesë së bashkimit të subjekteve opozitare edhe në proceset e kaluara zgjedhore, por mungesa e gatishmërisë e ka bërë të pamundur një marrëveshje të tillë. Nuk bëjmë kësaj here koalicion me askënd. I vetmi ndryshim do të ishte një listë e përbashkët e krejt opozitës. Kam qenë ithtar edhe në zgjedhjet e mëhershme, por s’ka pasur gatishmëri. Tani është vonë, theksoi ai. Haradinaj përjashtoi kategorikisht mundësinë e koalicioneve klasike me partitë e mëdha opozitare, si PDK, LDK apo subjekte tjera, duke nënvizuar se kësaj radhe AAK-ja, do të garojë e vetme. Megjithatë, ai u shpreh i hapur për bashkëpunim me parti më të vogla, të cilat mund të përfshihen brenda listës zgjedhore të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Presidenti i ri i Kosovës në udhëkryq politik – debat për unitetin, mandatin e Osmanit dhe konsensusin e munguar

Kosovës po i afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, debati politik është …