Ardian Bajraktari: Dëshmitarët e mbrojtjes kanë qenë jashtëzakonisht kredibil dhe relevantë

Avokati, Ardian Bajraktari ka vlerësuar se dëshmitarët e mbrotjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kanë qenë jashtëzakonisht kredibil dhe relevantë. Ai ka theksuar më tutje se gjatë dëshmisë së tyre nuk është argumentuar ekzistimi i një strukture komanduese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do ta mbështeste akuzën për përgjegjësi komanduese. “Sa i përket çështjes së dëshmitareve të ftuar nga ana e mbrojtjes, përveç që kanë qenë kredibil të besuar dhe shumë relevant, dëshmitë e tyre, deklarimet e tyre, në shumicën e rasteve janë shoqëruar edhe me dokumente, edhe me materiale edhe me raporte të ndryshme çka në fakt nuk e bënë thjeshtë vetëm dëshmia të një dëshmitari, mirëpo e përforcon pikëpamjen e tij sa i përket çështjes së ngecjes së zinxhirit komandues sa i përket çështjes së mungesës së një hierarkie, dhe mundësisë së ushtrimit të kontrollit çka në bindje time në masë të konsiderueshme të zbardhjes së kësaj të vërtetë i kanë kontribuar Shtet e Bashkuara të Amerikës me deklasifikimin e një numri të konsiderueshëm të dokumenteve bazuar në faktin që tash më ka kaluar një periudhë relativisht e gjatë kohore nga momenti i përfundimit të luftës në vendin tonë”, ka thënë për Ekonomia Online, avokati, Ardian Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Për shkak të VV-së, 2025 është vit i humbur

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka vlerësyar se për shkak të Vetëvendosjes, …