leoni

Përparim Rama: Për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodh që qeveria t’i bllokojë të hyrat vetanake të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti në detyrë të cilën e ka akuzuar për qasje me pasoja negative për kryeqytetin. Ai ka theksuar se kjo qeveri e ka bllokuar burxhetin e Prishtinës gjë që ka ndikuar keq në mirëqenien e qytetarëve. “Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë siç po ndodh sot. Për herë të parë në historinë e Kosovës po ndodh që qeveria qendrore t’i bllokojë të hyrat vetanake të Kryeqytetit, shërbime jetike të Kryeqytetit, që përdoren për ushqim në shkolla, për transport publik, shëndetësi, ndihmë sociale, të cilat janë në prag të ndërprerjes nesër. Për mbi një vit, në mënyrë të vazhdueshme dhe plotësisht me dispozitat ligjore kemi kërku alokimin e buxhetit që i duhet Kryeqytetit. Asnjë kërkesë nuk është trajtu. Buxheti i Prishtinës është blloku për çështje krejtësisht politike, 35 milionë euro kur prej tyre 25 milionë euro janë të hyra vetanake dhe 10 milionë të grantit qeveritar janë blloku nga Ministria e Financave në kundërshtim me ligjin dhe me kushtetutë. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë Murati për shkelje të ligjit. Jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga dhe shërbimet bazike janë në rrezik serioz e të menjëhershëm”, ka theksuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala: Vonesat në formimin e Qeverisë i ka shkaktuar Kosovës dëme të mëdha

Profesori universitar, Ferat Shala ka vlerësuar se vonesat në formimin e Qeverisë, i ka shkaktuar …