Nesër gjatë tërë ditës punëtorët teknikë që operojnë në disa ministri do të protestojnë për ngritjen e pagave te tyre

Në sheshin e Prishtinës shtohet prania e policisë dhe protestuesve

Në sheshin e Prishtinës që shpien te ndërtesa e Qeverisë dhe e Kuvendit ka filluar të shtohet prania e protestuesve dhe pjesëtarëve të policisë. Protestuesit po mbajnë pankarta me mbishkrime “Fqinjësi të mirë me kufij të mirë”, “Demarkacion Po, koncesione Jo” e mbishkrime të tjera. Nga ana tjetër, policia e Kosovës është duke shtuar praninë e saj. Tani kur po fillon ora e fillimit të protestës, pronarët kanë filluar të mbyllin lokalet e tyre që ndodhen afër vendit ku do të mbahet protesta për ta kundërshtuar nënshkrimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë madhështore në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Hysni Gucati kërkon drejtësi dhe dinjitet për çlirimtarët

Para mijëra qytetarëve të ardhur nga Kosova dhe diaspora shqiptare, sot në Hagë është mbajtur …