Gjykata në Beograd ia ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-pjesëtarit të UÇK-së Avni Qenaj

Gjykata në Beograd ia ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosov ës, Avni Qenaj, ka njoftuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi. Ai ka tërhequr vëretjen se familja Qenaj në këto ditë festive kombëtare gjendet nën ankth dhe ka mbetur pa mbështetjen e shtetit që ka luftuar dhe po detyrohet vetë të luftojë përmes angazhimit privat me avokatët e saj të përmbushë të drejtat ligjore lirinë e lëvizjes edhe për familjarin e saj. “Pafajësia e Avni Qenaj do të triumfojë por çfarë kuptimi ka ekzistenca e shtetit e Qeverisë së Kosovës kur dështon në secilën fushë. Liri për Avni Qenaj dhe gëzuar 28 Nëntorin në qelinë e Beogradit që po mbahet i kidnapuar në kundërshtim me konventat ndërkombëtare” ka shkruar avokati, Xhevdet Smakiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …