Alban Zeneli: Përmes profileve të paidentifikuara po dërgohen përpara narrativat e Serbisë për të krijuar përçarje në Kosovë

Profesori universitar, Alban Zeneli ka tërhequr vërejten se me anë të profileve të paidentifikuara po dërgohen përpara narrativat e Serbisë për të krijuar përçarje në Kosovë. Ai ka theksuar se një nga qëllimet kryesore të këtyre narracioneve është përçarja e shqiptarëve, në baza politike apo fetare. “Çdo përçarje e tillë do të ndikojë që shoqëria të jetë më e dobët nga kjo pikëpamje janë disa karakteristika të profileve false që mund t’i shohim dhe ti themi për publikun. Shumica e këtyre profileve janë krijuar vonë nuk kanë përmbajte tjera të publikuara, shpesh herë nuk kanë fotografi identifikuese të personave ose kanë persona dhe video të cilat janë të gjeneruar me inteligjencë artificiale” ka tërhequr vërejten profesori universitar, Alban Zeneli.

Kontrolloni gjithashtu

Forca e Sigurisë së Kosovës nderon martirët e Reçakut në 27-vjetorin e masakrës

Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi homazhe …