Daut Haradinaj: AAK-ja do të jetë parti parlamentare

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Daut Haradinaj ka vlerësuar se subjekti politik që i takon do të aerrij rezultate të mira dhe do të jetë parti parlamentare. Ai ka theksuar më tutje se nuk do të ketë krijim të institucioneve pa Aleancën dhe do të jetë një parti e konsoliduar parlamentare. |Aleanca do ta ruan identitetin e vet si subjekt politik, edhe gjasat reale janë që do të garojmë si subjekt vetëm, pa ndonjë marrëveshje parazgjedhore, me ndonjë subjekt të madh politik po flas, jo pse Aleanca ndoshta njëanshëm po don, por kështu është krijuar momentumi edhe nganjëherë ndikohesh prej momentumit…. Aleanca prapëseprapë do të garojë me logon e vet- AAK dhe brenda kësaj liste do të jenë 110, ku do të jenë të përfshirë pothuajse të gjitha kategoritë” ka thënë për Kosovapress, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shaqir Totaj

PDK nuk garanton kuorum për zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, deklaron Shaqir Totaj

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do …