Në atmosferën e festave të Nëntorit, për ju bashkatdhetarë të dashur, po ju risjellë 4 poezi, ndër më të pëlqyerat, të botuara nga revista, portale e grupe letrare të ndryshme!
Gëzuar për jetë e mot
SKËNDERBE, MË I MADHI TI JE
SKËNDERBE
Je Shqipëri e Mëmëdhe
Besë, gjuhë, nder e fe
Epope e Promethe
Diell që nxe, mbi At’dhe
Yll i pashuar, mbi re
Epokë e vjetër, epokë e re!
SKËNDERBE
Je vlerë e kulturë
Madhështi e plot zulm
Hyjnor e fatlum
Relikë, gdhendur në gurë
SKËNDERBE
Shqiponjë dy-krenare
Vatër Iliriane
Përmendore Europiane
Racë e pastër Ariane!
SKËNDERBE
Mbret i Arbërisë
Hero i përjetësisë
Ma i madhi i historisë
Pasaport e shtetësisë
Vulë e ardhmërisë
Atlet i Perëndisë!
SKËNDERBE
N’Belvedere në Vjenë
Qindra vjet, n’muze
dje, sot, nesër e përjetë
Armët e t’ua model
Për botën amanet!
SKËNDERBE
Më i Madhi, TI je …
Prishtinë,19 shtator, 2023
Samy
N’LONDËR E N’BERLIN
Nën heshtjen e zhurshme, të pakënaqësis
Duke nd’jer peshën e rëndë, të padrejtsisë
Mallkimet e pathëna të një populli trim
T’mbledhura ndër shekuj, ndaj hileçarëve të ligj!
Nga hollet luksoze, n’zyra t’uj zgërdhi
F’tyra t’çoroditura, t’mbledhura n’tavolinë
Mbi hartën e një populli, kafshojn me tërbim
Nën turpin e kohës, vulosin kufinj!
Në tokën e shenjt, nguliten bajoneta
Me shpatat plot helm, mbytet e vërteta
Coptohet një popull, në trojet e veta
I lasht sa deti, mali e vetë jeta!
Prej lindjes Cariste, si murtaj e zezë
Komplote të f’shehta, n’Londër e n’Berlin
Peshqeshe tokash, çakejve t’Rusisë
Gjakun e njom të foshnjeve, t’Gadishullit Ilirik!
N’kët gosti gjak’sore, tok ishin të gjithë
Krajla edhe Cara, hijena-Perandorishë
Me vog’lue Shqipen, zërin e Perëndisë
Gjuhën me ja pre, mos mu fol më SHQIP!
Samy,
Prishtinë,
AMANETI I LEGJENDARIT
U rrita në mesin tuaj o populli im i mirë,
Me vuajtjet dhe gërhamat e jetës plot vrerë,
Me plisin e bardhë si bora, skaj vetullës mbi sy,
Me urrejtjen ndaj armikut, rreth tokave të stërgjyshërve të mi!
Rrinim netëve t’gjata, n’kullën e trollit t’vjetër,
Me babë Shabanin, Hamzën e dajën e Gecëve,
Kuvendonim shtruar, me Gjergjin n’ballë t’oxhakut,
Për plagët e Kosovës, Shqipnisë e Vatanit!
Në një ditë të pjekur, erdhi kohë e thirrjes
Kujtonim Azem Bejtën e Shote Galicën!
Na thirri Kamer Loshi e Ahmet Delia,
Sikur pam në ëndërr, t’madhin, Hasan Prishtina!
Erdh Shaban Polluzha, këtu bashk me trima
Zë i Tahir Mehës, jehoi mbi lëndinat!
Pas dimrit me borë, në marsin e turbullt,
Kolona çetnikësh barbarë, keç rrethuan kullën,
Rreth e rrotull çarkuan, trollin bite vi,
Shkrepën plumba, bomba me shumë breshëri!
Qëndruam burrërisht, n’pragun tonë të sh’pisë
Bashk ishim të gjithë: gra, burra, pleq e f’mi!
U flijuam për Atdhe, për Flamur e Liri!
Jetët tona u shuan, për mos t’vdekur kurrë,
Mbi oxhak të kullës, qëndroi një flamur,
Ngjyrë e kuqe e tij, s’do të shuhet kurrë
Shqipja e Jasharve, jetoi mbi këtë truall!
Nga bedenat e kullës, mbet një amanet
Të bashkuar qëndroni, punoni fort për shtet
Shpejtoni të ecni se koha nuk pret
Nënën fort ta duani, Shqipërinë e shenjtë!
Kaluan njëzet vite, që pushoi n’amshim
Fjalë e dhënë nga shokët, mbeti veç premtim
I mashtruan postet, pushteti e lakmia
Nga gabimet e tyre, rënkon gjithë Shqipëria
Kosova po zbrazet, rinia ikë n’mërgim
Plani i armikut, tash po gjen zbatim!
Një fjalë u dëgjua, nga ju gjithandej
“Bac u kry”, fjalia që muar dhenë
E baca nga parajsa, prapë ka porosi
Kryhet kur Kosova, t’bëhet Shqipëri!
E Shqipëria si dikur, Arbëri e Iliri!
Samy
Prishtinë, 04 Mars, 2023
RI-SHKRUHET HISTORIA
Këngën po e dimë, zëri nuk na shkon
mijëra vite ndjejmë, t’gjith të njëjtën këngë
k’tu në tokën tonë, zëri sikur s’shkon
është një s’mundje e vjetër, diçka s’funksionon!
Sa vite brodhën, në Ballkanin plak
këngën që këndonim na lanin me gjak
por nga brezi n’brez, kënga trashëgohej
barte një mesazh, për Shqipnin e vogël!
Mos harroni kurrë, këngën e ndalume
në zemër e mbani e përcillni tutje
se një ditë të madhe, zëri do ri-kthehet
do këndohet kënga e Shqipnisë së vjetër!
Nga jehona e saj, ushton gjithësia;
në Baba Tomorr, flet vet Perëndia
rilindin heronjët, larg nga lashtësia
shqip do flasin prap e gjith Iliria
do ri-shkruhet vrullshëm, drejt historia…!
Samy,
10 Gusht, 2023
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
