Blerim Canaj: PDK përballë vendimit historik: Rikthimi i Fatmir Limajt vendos fatin e partisë

Diplomati, Blerim Canaj, konsideron se, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës po përballet me një vendim që mund të përcaktojë jo vetëm rezultatin zgjedhor, por edhe strategjinë e saj për vitet e ardhshme: rikthimin ose jo të Fatmir Limajt dhe NISMËS në listën zgjedhore të partisë. Burime brenda PDK-së flasin për hezitim dhe frikë për të diskutuar çështjen, që sipas analizave, nuk lidhet me interesin elektorale, por me pozicionet personale të disa individëve brenda partisë. Fatmir Limaj, themelues i PDK-së dhe figurë kyçe në ndërtimin e identitetit të saj, shihet nga shumë të vëzhgues si një aset strategjik dhe jo thjesht një kompromis politik. Rikthimi i tij mund t’i sjellë partisë rreth 20–25 mijë vota shtesë dhe 2–3 deputetë më shumë, duke forcuar lidhjet me strukturat tradicionale, veteranët dhe familjet e dëshmorëve. Rikthimi i tij do të dërgonte sinjal të qartë se partia është e unifikuar, strategjike dhe e gatshme për pushtet, duke vendosur interesin kolektiv mbi ego individuale. Zgjedhjet e 28 dhjetorit mund të shndërrohen në një mundësi për rimëkëmbje të madhe të PDK-së, por kjo varet nga guximi politik që do të tregojë udhëheqja e saj në ditët që vijnë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ certifikon 22 subjekte për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Nisma në pritje – Srpska Lista nuk merr votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme …