Albert Krasniqi: Gjatë 5 viteve të qeverisjes së VV-së, janë disa çështje që qeveria i ka paraqitur si “suksese të padiskutuara”

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus ka shkruar se gjatë pesë viteve të qeverisjes së Vetëvendosjes, janë disa çështje që qeveria i ka paraqitur si “suksese të padiskutuara” dhe disa të tjera që “i ka fituar” opozita përgjatë kësaj periudhe kohore.

“Temat që VV i ka fituar:

  1. Shtrirja e sovranitetit në veri dhe luftimi i grupeve kriminale atje.
  2. Fuqizimi ushtarak i Kosovës, duke krijuar idenë se vendi mund të përballet i vetëm me çdo kërcënim eventual nga Serbia.
  3. Imazhi i qeverisë ku rastet e korrupsionit paraqiten si të izoluara dhe si veprime që ndodhin pa dijenin ose përfshirjen e kryeministrit Kurti.

Temat që opozita i ka fituar:

  1. Mafia energjetike në nivele qeveritare, e cila – sipas opozitës – vepron në Kosovë dhe ka lidhje me Serbinë.
  2. Dobësimi i aleancave me shtetet mike, si rezultat i veprimeve të pamatura dhe qasjeve konfrontuese të qeverisë.
  3. Stagnimi ekonomik dhe mungesa e investimeve, përfshirë përkeqësimin e klimës së biznesit dhe rënien e investimeve të huaja” ka shkruar, Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …