Është mbajtur cermonia e pensionimit të zyrtarit të Gjendjes Civile në Runik, Zaj Sejdijaj

Në ambientet e komunës së Skenderajt është mbajtur cermonia e pensionimit të zyrtarit të Gjendjes Civile në Runik, Zaj Sejdijaj

Me këtë rast një fjalë përshëndetëse e ka mbajtur nënkryetari i komunës Fadil Nura, i cili në emër të kryetarit të komunës Sami Lushtaku dhe gjithë punonjësve të Administratës Komunale, e ka falënderuar Zaj Sejdijaj për punën dhe angazhimin e tij si zyrtar i komunës së Skenderajt.

Faleminderit për vite të tëra pune të përkushtuar në shërbim të qytetarëve në Zyrën e Gjendjes Civile në Runik. Qoftë kjo fazë e re e jetës e mbushur me shëndet, qetësi dhe momente të bukura me familjen.

Ju urojmë pensionim të mbarë dhe me fat, ka thënë nënkryetari Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdit Berisha” për katër projekte hyjnë në garë mes 40 shkollave në nivel të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në një takim Mirushe Krasniqi – Buzhala, …