Vlora Çitaku: Dejona Mihaili ka kapur shtetin – institucionet janë shndërruar në vegla partie

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj bisedave të publikuara nga VOX Kosova, të cilat zbulojnë komunikimet mes Dejona Mihailit, ministres Artane Rizvanolli dhe Faruk Mujkës për punësimin e këtij të fundit në mënyrë të paligjshme si Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike Ibër-Lepenci. Sipas Çitakut, këto biseda e dëshmojnë “në mënyrë të pakontestueshme kontrollin e hekurt të Dejonës mbi çdo institucion, çdo ndërmarrje dhe çdo vendim” në Kosovë. Ajo thekson se bëhet fjalë për një person “pa asnjë legjitimitet demokratik”, i cili, sipas saj, është pajisur me pushtet absolut nga kryeministri Albin Kurti. “Një njeri pa asnjë legjitimitet demokratik, i veshur me pushtet nga lideri suprem, vendos se kur ndalet rryma, kush udhëheq borde e ndërmarrje publike dhe madje se çfarë deklaratash duhet të publikojnë deputetët e VV-së”, ka shkruar Çitaku në Facebook, duke iu referuar edhe bisedave të mëhershme me zyrtarë tashmë të përfshirë në procese penale. Në fund, ajo paralajmëron ndryshim politik, duke theksuar se 28 dhjetori do të jetë dita e përballjes së kësaj qeverisjeje me verdiktin qytetar. “Është dita kur kjo mendësi do të marrë fund. Është dita kur qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar arrogancës, kapjes dhe abuzimit me pushtetin”, përfundoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …