Ferat Shala: Qeveria po e kap shtetin përmes strukturave paralele, rasti Ibër-Lepenc alarmues

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke e cilësuar skemën e emërimeve në Ndërmarrjen Hidroekonomike Ibër-Lepenc si dëshmi të qartë të kapjes së institucioneve nga struktura paralele pa legjitimitet shtetëror. Sipas Shalës, ky model qeverisjeje është parë më herët edhe në rastin e Rezervave Shtetërore, ku, siç tha ai, një person privat ka pasur kontroll të plotë mbi procesin e blerjes, përzgjedhjen e kompanive, çmimet dhe ruajtjen e mallrave. Ai theksoi se i njëjti skenar po përsëritet edhe në sektorin e energjisë. “Vendimet për furnizimin me energji, për atë se kur qytetarët kanë rrymë e kur jo, si dhe kush blen e shet energjinë, merren nga zyrat e komiteteve partiake dhe jo nga institucionet përgjegjëse”, ka deklaruar Shala. Ai shtoi se rasti Ibër-Lepenc ka zbuluar se edhe institucione të tjera shtetërore janë vënë nën kontrollin e strukturave jashtë sistemit institucional, duke e quajtur këtë situatë tejet të rrezikshme për demokracinë, sundimin e ligjit dhe interesin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Diplomaci simbolike pa mbështetje lobimi? Aktiviteti ndërkombëtar i Osmanit nën hijen e boshllëkut në Uashington

Në mungesë të lobimit zyrtar në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shtuar dukshëm …