Janina Ymeri kritikon importin dhe subvencionet e energjisë, Muja mohon keq menaxhimin

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, dhe kandidati i Vetëvendosjes, Armend Muja, u përplasën në një debat mbi importin, konsumin dhe subvencionimin e energjisë elektrike në Kosovë. Ymeri kritikoi politikat qeveritare, duke i fajësuar për rritjen e importit të energjisë dhe keq menaxhimin e subvencioneve. Ajo theksoi se rritja e konsumit gjatë pikave të caktuara, sidomos gjatë verës, është pasojë e subvencioneve për klima, që kanë rritur përdorimin e energjisë. Nga ana tjetër, Muja hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se nuk ka evidencë për rritje jonormale të konsumit dhe se problemi kryesor qëndron te faktorë strukturorë të sektorit, si privatizimi i KESCO-s dhe KEDS-it, si dhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ymeri sqaroi më tej se kritikat e saj lidhen me pikat e ngarkesës dhe menaxhimin e subvencioneve, jo me rritjen e përgjithshme të konsumit. Ajo përmendi gjithashtu rolin e KOSTT-it në menaxhimin e sektorit energjetik në të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …