Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami i ka reaguar nënkryetarit të Vetvendosjes, Glauk Konufca për shprehjen e tij “Kemi me i ba tokë të zezë”. Ajo ka vlerësuar se me këtë shprehje, Glauk Konjufca nuk mund ta realizojë një kërcënim të tillë politik, as të zhvendosë vëmendjen nga akuzat që opozita i ka adresuar qeverisjes. “Glauku i paska thanë një qytetari ”kemi me i ba tokë të zezë”, duke ju referuar partive ish opozitare. Kaq për fjalorin e filozofit i cili para disa ditëve tha se kemi reflektu. Glauk, as s’mundesh me na ba ”tokë të zezë” as nuk mundesh me tërheqë vëmendjen nga skandalet e whats app-it. Po dije një gjë: atyre që don me i ba tokë të zezë, nuk ju dërgon letra për bashkëpunim” ka shkruar kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
