Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Ky vend dhe ky popull janë ngopur me gjuhë kërcënuese, fyese, përçarëse dhe përjashtuese

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka reaguar nënkryetarit të partisë Vetëvendosje, Glauk Konjufca për shprehjejn e tij: Kena me i ba tokë. Ajo ka shkruar se njerëzit janë lodhur nga gjuha e tillë. “Tokë të zezë kemi me i ba’, paska thënë Glauku. E kënd saktësisht? Qytetarët që nuk i votojnë? Institucionet që nuk u nënshtrohen? Kë do ta bëjë shkrumb e hi VV-ja? Ky vend dhe ky popull janë ngopur me gjuhë kërcënuese, fyese, përçarëse dhe përjashtuese. Janë ngopur me retorikë që ushqen frikë dhe urrejtje, në vend të shpresës dhe zgjidhjeve. Boll më. Nëse nuk keni rezultate për të treguar, së paku mos e ndotni edhe më tej diskursin publik. Kosova ka nevojë për përgjegjësi, respekt dhe qeverisje, jo për kërcënime e arrogancë”, ka shkruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

40 avancime në Regjistrin Qendror – 0 për shqiptarët

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron këtë zhvillim si një shkelje të rëndë të parimit …