Të nderuar besimtarë të krishterë!
Në prag të shënimit të Festës së Krishtlindjeve, kam nderin që të ju urojë këtë festë të shenjtë me dëshirën që paqja, bekimi dhe harmonia të mbizotërojë mbi ju dhe familjet tuaja.
Në këtë ditë të veçantë festive dëshiroj të ju urojë krishtlindjet të gjithë besimtarëve tanë të krishterë kudo që gjendën, në veçanti edhe bashkatdhetarëve tanë që në këtë ditë janë në mesin tonë apo atyre që gjenden larg vendlindjes por që në zemër janë gjithmonë pranë familjes dhe atdheut.
Një urim i veçantë dhe falënderim shkon edhe për besimtarët të krishterë ndërkombëtarë që janë në shërbim në Kosovë si ushtarët e KFOR-it apo të gjithë shtetasve të huaj të këtij besimi që punojnë në vendin tonë dhe po japin një kontribut të çmuar për mirëqenien tonë.
Urime krishtlindjet!
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i komunës së Vitisë