Lumir Abdixhiku nga Gjilani premton përfundimin e autostradës së Anamoravës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka mbajtur fushatën në qytetin e Gjilanit.  Gjatë fjalimit para qytetarëve, Abdixhiku u ndal te çështja e infrastrukturës rrugore, duke premtuar përfundimin e autostradës së Anamoravës. Ai tha se ky projekt ka mbetur pas dore dhe është neglizhuar nga Qeveria në detyrë. Sipas tij, autostrada e Anamoravës përfaqëson një projekt me rëndësi strategjike kombëtare dhe lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik dhe barazinë territoriale. Abdixhiku theksoi se ndërtimi i saj nuk duhet parë si projekt periferik apo çështje elektorale. Ai deklaroi se, në rast se LDK-ja merr përgjegjësinë qeverisëse, përfundimi i kësaj autostrade do të trajtohet si prioritet dhe synohet të realizohet brenda dy viteve të para të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …