Lumir Abdixhiku: Merrni 100 eurot, më mirë qytetarët se sa oligarkët

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë dhe kryeministrin Albin Kurti, lidhur me shpërndarjen e 100 eurove për qytetarët në prag të fundvitit, duke e cilësuar këtë veprim si të vonuar dhe pa vizion afatgjatë. Gjatë deklarimeve të tij, Abdixhiku u tha qytetarëve që ndihmat t’i pranojnë, pasi sipas tij, është më mirë që paratë të shkojnë te familjet kosovare sesa te oligarkët e lidhur me pushtetin. “Këto ndihmesa që po vinë në fundvit, le t’i marrin qytetarët. Ma mirë është me i marrë ata pare sesa me u harxhu te Vuk Hamoviqi. E kemi parë shumë qartë ku po përfundojnë paratë e shtetit. Të dielën qytetarët do ta japin verdiktin final”, u shpreh Abdixhiku. Kreu i LDK-së akuzoi Qeverinë Kurti për mungesë rezultatesh konkrete gjatë pesë viteve të fundit, duke theksuar se qeverisja aktuale është karakterizuar më shumë nga shou politik sesa nga punë reale për qytetarët. Kosova ka nevojë për institucione serioze, zhvillim ekonomik dhe politika që i shërbejnë qytetarëve, jo propagandës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Gjithmonë në shërbim të Mitrovicës dhe kundër kapjes së shtetit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar përkushtimin e tij …