Robert Bosch

Robert Bosch: Shpresoj që zgjedhjet të sjellin një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës

Ish-ambasadori i Holandës në vendi tonë, Robert Bosh ka uruar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vendin tonë dhe ka uruar që pas tyre, të krijohen institucione të qëndrueshme. Ai ka uruar po ashtu që pas këtyre zgjedhjeve, Kosova ta ketë një Kuvend që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. “Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” ka shkruar në adresën e tij elektronike, facebook, ish ambasadori i Holandës në vendi tonë, Robert Bosh.

Kontrolloni gjithashtu

Luka Mishetiq hap fjalën përfundimtare me deklaratë të fortë: Hashim Thaçi i pafajshëm

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka nisur fjalën përfundimtare në Gjykatën Speciale me një …