Edhe gjatë vitit 2025, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po zhvillohet në Gjykaten speiciale në Hagë, është përcjellë nga kritika të shumta lidhur me respektimin e standardeve të drejtësisë dhe të gjykimit të drejtë. Monitorues dhe ekspertë të fushës kanë vlerësuar se kjo gjykatë, e cila funksionon jashtë sistemit të zakonshëm juridik të Kosovës, ka shfaqur mungesë transparence, trajtim jo të barabartë të palëve, si dhe përdorim të pyetjeve paragjykuese dhe sugjestive ndaj dëshmitarëve. Sipas tyre, këto praktika kanë vënë në pikëpyetje përmbushjen e parimeve të një procesi të drejtë dhe publik. Megjithatë, si element pozitiv në këtë proces janë veçuar dëshmitë e disa diplomatëve dhe zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, përfshirë ish-ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James Rubin, këshilltarin ligjor të delegacionit të Kosovës në Rambuje Paul Williams, ish-diplomatin britanik John Stewart Duncan, diplomatin amerikan Christopher Hill, Mike Durkee dhe gjeneralin Wesley Clark. Sipas vlerësimeve, këto dëshmi kanë kontribuar në sqarimin e rolit dhe natyrës së UÇK-së gjatë luftës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
