OVL – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Komunën e Rahovecit, ka njoftuar se pas një sëmundjeje është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Krasniqi, nga fshati Pastasel. Sipas njoftimit zyrtar, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 3 janar 2026, në orën 14:00, në vendlindjen e tij, në fshatin Pastasel. OVL e UÇK-së – Rahovec u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Nazmi Krasniqit, duke vlerësuar lart kontributin e tij në luftën për liri. “Lavdi jetës dhe veprës së Nazmi Krasniqit për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
