Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerare, ka kërkuar ndihmën e inspektorëve të komunave Mitrovicë e Vushtrri për t’i luftuar operatorët ilegalë të thëngjillit, rërës, zhavorrit dhe resurseve të tjera. KPMM-ja ka identifikuar operatorët ilegalë në Vushtrri, me ç rast kryeinspektori i Minierave, Fatmir Gërguri, ka thënë se deri me tani janë shqiptuar dënime në vlerë prej rreth 250 mijë euro ndaj operatorëve ilegalë të thëngjillit dhe të resurseve të tjera. Ai ka vlerësuar se për ta parandaluar këtë dukuri kërkohet ndihma e institucioneve komunale, në veçanti e inspektorëve komunalë për parandalimin e operatorëve ilegalë të shfrytëzimit të thëngjillit, zhavorrit dhe resurseve të tjera në territorin e komunave Mitrovicë dhe Vushtrri.
Kontrolloni gjithashtu
10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë
Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …