Bekim Çollaku

Çollaku pret vendim pozitiv nga ana e LIBE-së

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku pret vendim pozitiv  nga ana e LIBE-së. “Besoj se të gjithë janë të vetëdijshëm se cilat janë kërkesat e institucioneve të BE-së, përfshirë këtu edhe Parlamentin Evropian por duke qenë që ky votim nuk është përfundimtar, shpresoj dhe pres që eurodeputetët të tregojnë mbështetjen e tyre në këtë fazë. Kjo do të ishte me ndihmëse që procesi të ecën përpara”, u shpreh Çollaku. Së pari mendoj se ekziston një konfuzion në lidhje me këtë votim të sotëm në komisionin e Parlamentit Evropian për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme (LIBE), gjë që nuk është për tu habitur sepse procesi i vendimmarrjes në BE nuk është fare i thjeshtë. Votimi pozitiv i sotëm do të lejonte që ky proces të ecën përpara, por nuk është vendim përfundimtar i Parlamentit Evropian sepse duhet të ndodhë në një seancë plenare të mëvonshme të Parlamentit Evropian. Votimi në Komitetin LIBE qe paraparë të bëhej në korrik të këtij viti, por u shty për 5 shtator, me shpresën se politikanët e Kosovës do të arrijnë një pajtueshmëri për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …