Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

AKK kërkon ndërhyrje urgjente të nivelit qendror për komunat: Fond emergjent dhe shkurtim i burokracisë pas vërshimeve

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka kërkuar një angazhim më të madh dhe më të koordinuar të nivelit qendror në mbështetje të komunave, veçanërisht pas vërshimeve të fundit që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomi familjare, biznese dhe infrastrukturë. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se bashkëpunimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal është bërë i domosdoshëm, duke propozuar edhe krijimin e një fondi emergjent në nivel lokal për përballimin e situatave të tilla. Sipas tij, ky fond do të ndihmonte në tejkalimin e vonesave të gjata në rimbursimin e dëmeve, me të cilat po përballen qytetarët dhe bizneset prej vitesh. Ibrahimi ka sqaruar se komisionet komunale për vlerësimin e dëmeve tashmë kanë filluar punën, por procesi i verifikimit dhe miratimit në nivel qendror, konkretisht në Agjencinë e Emergjencave, po zvarritet tej mase. Ai ka theksuar se në disa komuna ende nuk janë kompensuar dëmet nga vërshimet e viteve të kaluara. Sipas tij, fenomenet natyrore si vërshimet dhe zjarret janë bërë më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërsa sanimi i dëmeve në infrastrukturë ka çaluar në disa raste. Ai ka përmendur shembuj konkretë, si Komuna e Klinës, e cila ka ndërmarrë masa parandaluese me të hyrat vetanake, si dhe Komunën e Malishevës, ku gjendja e digës në lumin Mirusha ka ngritur shqetësime serioze. Ibrahimi ka kërkuar që pas stabilizimit të situatës, niveli qendror dhe komunat të identifikojnë bashkërisht “pikat e nxehta” që rrezikojnë përmbytje të përsëritura dhe të intervenohet në kohë, përfshirë digat, shtretërit e lumenjve dhe infrastrukturën mbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Autoritetet u rekomandojnë ngasësve të mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit

Autoritetet kanë kërkuar nga ngasësit e mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë …