Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Haradinaj prin në pëlqyeshmëri brenda partive, Kurti dhe Abdixhiku me rënie krahasuese

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit kanë nxjerrë qartë nivelin e pëlqyeshmërisë së liderëve partiakë brenda elektoratit të subjekteve që ata udhëheqin. Të dhënat tregojnë dallime të theksuara në mbështetjen që kryetarët e partive kanë marrë nga votuesit e tyre. Në këtë aspekt, më së miri qëndron kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Nga rreth 52 mijë vota sa ka marrë AAK-ja, Haradinaj ka siguruar 44 mijë vota, apo 84.62 për qind të elektoratit partiak. Pas tij renditet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Nga 192 mijë vota sa ka marrë PDK-ja, Hamza është votuar nga 162 mijë qytetarë, që përbën 84.38 për qind të votave të partisë. Në vendin e tretë është lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kurti ka marrë 404 mijë vota nga 487 mijë sa ka marrë LVV-ja gjithsej, që përkthehet në një përqindje më të ulët të pëlqyeshmërisë krahasuar me Haradinajn dhe Hamzën. Ndërkohë, më së dobëti në këtë renditje qëndron kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Nga 126 mijë vota sa ka marrë LDK-ja, Abdixhiku ka siguruar 88 mijë vota, apo 69.84 për qind të elektoratit të partisë së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …