OVL-UÇK

OVL-UÇK përkujton me nderim të përjetshëm dëshmorët e rënë në ditët e janarit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka përkujtuar me nderim dhe respekt të thellë dëshmorët e rënë gjatë periudhës 1–15 janar, duke rikthyer në kujtesën kolektive sakrificën sublime mbi të cilën u ndërtua liria e Kosovës. Sipas OVL-UÇK-së, në ditët e ftohta të janarit, kur liria po shkruhej me gjak dhe qëndresë, bijtë më të denjë të kombit ranë në altarin e lirisë, duke u bërë pjesë e pavdekshme e historisë sonë. Ata janë gurë themeli të shtetit dhe simbol i sakrificës së pashlyeshme për brezat që vijnë. Dëshmorët e rënë gjatë kësaj periudhe janë: Enver Gashi, Xhevat Jusufi, Blerim Balaj, Hisni Murseli, Ismet Beqiri, Nazmi Ismajli, Nikë Hajdaraj, Qelë Ukaj, Ajet Demaku, Skender Mulaku, Hysni Ramaj, Zef Gjokaj, Ali Beqa, Enver Rashiti, Hanumshahe Mujota, Ismajl Luma, Kadri Syla, Lutfi Bilalli, Mehmet Mustafa, Nazim Kokollari, Nexhat Ramadani, Ragip Bajrami, Sadik Mujota, Sadik Osmani, Shaqir Berisha, Shaqir Shaqiri dhe Skënder Qarri. OVL-UÇK thekson se përkujtimi i dëshmorëve është detyrim moral dhe kombëtar, duke dëshmuar se ata nuk harrohen kurrë dhe se vepra e tyre jeton përjetësisht në lirinë që sot e gëzojmë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Autoritetet u rekomandojnë ngasësve të mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit

Autoritetet kanë kërkuar nga ngasësit e mjeteve motorike që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë …