Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë pretendimet se uji i pijshëm në Kosovë është kacerogjen

Viti 2026 nisi me një tjetër rritje – ngritjen e çmimit të faturave të ujit

Viti 2026-të nisi me një tjetër rritje – ngritjen e çmimit të faturave të ujit. Duke e komentuar këtë, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka shfaqur shqetësimin e tij se viti 2026 do të jetë po aq, në mos më sfidues se viti paraprak, për shkak të inflacionit të lartë dhe varësisë së madhe nga importet. Ai ka theksuar se inflacioni në Kosovë ka arritur në 5.4 për qind, nivel ky më i larti jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, duke e zbehur efektin e rritjes ekonomike të paralajmëruar prej rreth 4 për qind. “Sado që thuhet që Kosova do të ketë rritje ekonomike katër për qind, besoj që kjo shkallë e inflacionit e shkrin peshën e rritjes ekonomike, sepse nëse mendojmë të flasim për rritje ekonomike atëherë duhet të jetë dyfishi i inflacionit dhe këtë nuk mund ta arrijë Kosova me vite të tëra. Kemi rritje të çmimeve, të shërbimeve komunale, në mars pritet ngritja e çmimit të energjisë elektrike, të gjitha këto do të jenë sfida të cilat do ta godasin qytetarin e Kosovës dhe krejt kësaj i shtohet edhe fakti që krahasuar me vendet evropiane shumë produkte esenciale janë më të shtrenjta në Kosovë sesa atje” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjilan nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit”

Sot në Gjilan nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” që i kushtohet përkujtimit të veprimtarisë …