Për shkak të përmbytjeve nga uji, disa rrugë janë të pakalueshme, në disa të tjera rrugëtimi nëpër to është vështirësuar ndërsa në zonat e larta malore, vështirësitë po paraqiten për shkak të ngricave të cilat rrugët i kanë bërë të rrëshqitshme për shkak të pranisë së borës dhe akullit mbi to. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin te fshati Sojevë, është i mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë. Edhe rruga Prishtin Policia e Kosovës ka njoftuar se aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin te fshati Sojevë, është i mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë. Edhe një segment i rrugës Prishtinë – QMI, afër rrethrrotullimit për te lagjja Marigona, është e përmbytur nga uji. Niveli i lartë i ujit ka bërë që policia të ndalojnë automjetet e vogla të kalojnë nëpër këtë segment rrugor. Gjendje e vështirë është duke mbretëruar edhe në Shqipëri. Edhe atje shumë rrugë janë të pakalueshme për shkak të përmbytjeve nga niveli i lartë i ujit. Autoritetet rrugore po vazhdojnë të bëjnë thirrje për reduktim të lëzivjeve dhe shtim të vëmendjes gjatë vozitjes.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
