Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka shkruar se rezultati zgjedhjeve të fundit nuk duhet të kalohet në heshtje. Ai ka vlerësuar se këto zgjedghje ishin një humbje që as nuk mund të relativizohen por as të kalohen në heshtje. “Të dashur anëtarë, simpatizantë dhe qytetarë, Rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit për Lidhjen Demokratike të Kosovës është një sinjal i qartë që nuk mund dhe nuk duhet të anashkalohet. Prandaj: dera është e hapur! LDK, sot nuk ka nevojë për justifikime (në studio televizive), por për: • analizë të menjëhershme të shkaqeve të humbjes, • hapje të brendshme dhe demokraci funksionale, • dhe për një proces të ri zgjedhor në të gjitha nivelet që i jep shpresë anëtarësisë dhe elektoratit”, ka shkruar mes tjerash, ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
