Sot në Gjilan nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit”

Sot në Gjilan nis manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” që i kushtohet përkujtimit të veprimtarisë atdhetare e liridashëse të heronjve- Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe Kadri Zekës dhe figurave kyçe të rezistencës kombëtare shqiptare. “Sot fillojmë manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturore në nderim të dëshmorëve tanë. Na u bashkoni në këtë organizim për tri javë, që të ruajmë traditën dhe ta mbajmë gjallë flakën e lirisë dhe të kujtesës” ka shkruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. “Flaka e Janarit” është manifestimi kulturor tradicional që organizohet çdo vit në Gjilan, në muajin janar, për të nderuar personalitetet  e shquara të çështjes kombëtare shqiptare: Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe Kadri Zeka, si dhe Jusuf e Bardhosh Gërvlla.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …